Aksident i rëndë në Gjilan, duhej autobartja t’i largonte veturat nga rruga

Mbrëmë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në qendër të Gjilanit, dy vetura janë përfshirë në një aksident të rrezikshëm, raporton Sinjali.

Nga pamjet që ka siguruar Sinjali, shihet se veturat janë aksidentuar në vendin e quajtur te semaforat e qytetit.

Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe njësiti i trafikut për ta shikuar rastin, si dhe autobartja për t’i larguar veturat e aksidentuara nga rruga.

Për të lënduar ende nuk dihet, Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky aksident.

Lexo edhe:  Shala: Gjendja prodhuese në Trepçë po rëndohet, ministria po manipulon me shifra