Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, pamje nga vendi i ngjarjes
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek udhëkryqi i Bresjes në Fushë Kosovë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00.
Dy vetura janë të përfshira në këtë aksident. Siç shihet në pamjet e dërguara nga lexuesit e Insajderit, veturat kanë pësuar dëme materiale.
Insajderi ka kontaktuar policinë, por, të njëjtit ende nuk kanë dhënë informacione nëse ka qytetarë të lënduar.

