Aksident i rëndë në dajle të tunelit afër Stan Tërgut, dyshohet për persona të lënduar

Aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutave në afërsi të Stan Tërgut.

Dy vetura janë aksidentuar me njëra tjetrën, e përmes pamjeve aksidenti shihet të jetë i rëndë, shkruan Jepi zë.

Dyshohet se nga aksidenti kanë përfunduar persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia, ambulanca dhe zjarrëfikësit.

Lexo edhe:  Pamje nga QKUK, fëmijë të lënduar nga mjetet piroteknike