Aksident i rëndë në Besi të kryeqytetit, dyshohet për të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së martës, në fshatin Besi të kryeqytetit.
Nga pamjet e publikuara, shihet se aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete.
Ndërkohë dyshohet se nga aksidenti ka të lënduar.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje.