Aksident i rëndë mes 3 veturave në rrugën Lezhë-Shkodër, lëndohen burri dhe gruaja e tij shtatzënë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Siç raportojnë mediat atje, 3 vetura janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka të lënduar, transmeton Sinjali.

Sipas Top Channel, dy të lënduarit janë një burrë dhe gruaja e tij shtatzënë.

“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, automjeti me drejtues shtetasin S. T. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. B. dhe me automjetin me drejtues shtetasin M. G..

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi M. G. dhe pasagjerja në automjetin e shtetasit M. B., shtetasja E. B., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Lexo edhe:  Momenti kur vetura godet një këmbësor në Prishtinë