Aksident i rëndë afër Plavës, katër të vdekur, tre prej tyre shqiptarë
Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Mal të Zi, në Barane, në afërsi të Plavës.
Siç raportojnë mediet atje, tri nga viktimat janë shqiptarë dhe një malazez: M. Mekuli, E. Haxhaj, bashkë me bashkëshorten e tij, M. Haxhaj dhe N. Cirkoviq.
M. Mekuli ishte e lënduar rëndë dhe ka vdekur në spital, shkruan Radio Televizioni i Malit të Zi.
Raportohet se në aksident ishin të përfshira dy automjete.
Automjetet thuhet se janë përplasur ballë për ballë.
Lidhur me rastin kanë raportuar edhe portalet shqiptare.