Aksident i rëndë afër Babushit, kalimtarët nxjerrin të lënduarit e ngujuar në veturën e rrokullisur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj, afër fshatit Babush.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident ku shihen kalimtarët e rastit teksa nxjerrin personat e mbetur në veturën e rrokullisur jashtë rrugës.

Policia e trafikut është njoftuar për rastin dhe është duke u marrë me të.

Përveç dëmeve materiale, ende nuk është njoftuar për numrin e të lënduare dhe për gjendjen shëndetësore të tyre.

Lexo edhe:  Si në filma horror- Qytetarja tronditet kur zbulon një bodrum sekret brenda shtëpisë