Aksident i madh si pasojë e borës, përfshihen 30 vetura

Në autostradën Stvrtok-Poprad në veri të Sllovakisë, ka ndodhur një aksident zinxhiror ku janë përfshirë rreth 30 vetura, raportojnë mediat sllovake.

Krahas atij aksidenti, ka ndodhur edhe përplasja e shtatë veturave në drejtim të kundërt për shkak të motit të keq.

Policia njoftoi se nuk ka të lënduar të rëndë, ndërsa rruga është mbyllur në të dy drejtimet në atë pjesë të autostradës.

Pjesa veriore e Sllovakisë është përfshirë nga reshjet e dendura të borës. Është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Policia apeloi qytetarët që të udhëtojnë vetëm në rastet e nevojshme.

Lexo edhe:  Looks from the Roswana, 2015