Aksident ajror në Stuttgart, dy të plagosur rëndë pas rënies së fluturakes
Pasditen e së dielës ka ndodhur një aksident ajror gjatë uljes në aeroportin e Stuttgart-it.
Një avion i vogël është rrëzuar disa qindra metra larg pistës së uljes.
Avioni i tipit Cessna C-172, një mjet ajror me katër vende, ishte nisur në orën 15:39 nga Leutkirch në Allgäu dhe aksidenti thuhet se ka ndodhur në orën 16:21 pranë aeroportit të Stuttgart-it.
Sipas gjermanes Bild, në momentin e aksidentit, ishte tashmë errësirë, dhe zona përreth aeroportit ishte shumë e mjegullt, gjë që mund të ketë kontribuar në këtë tragjedi.
Fillimisht policia mendoi se në avion ndodheshin tre persona, por tani është e qartë se në bord ishin dy persona. Njëri prej tyre ka pësuar dëmtime që rrezikon me jetë, ndërsa tjetri është plagosur rëndë.
Të dy aktualisht ndodhen në spitale.