“Ajo është mirë, do të këndojë sërish për publikun shqiptar” – Elton Ilirjani publikon pamje nga takimi me Parashqevi Simakun

Biznesmeni dhe modeli i njohur shqiptar në ShBA, Elton Ilirjani, ka publikuar një fotografi me këngëtaren Parashqevi Simakun, ku shihen në një kafene.

Imazhin përkrah ikonës së muzikës shqipe e ka ndarë me ndjekësit në llogarinë personale në Facebook.

“Parashqevi Simaku është mirë! Sapo u takuam dhe po pimë kafen e parë”, thuhet në postim.

 

Foto: Screenshot/Facebook
Tutje shtoi: “Ajo do të jetë shumë mirë tani dhe do të këndojë sërish për publikun shqiptar”.

Kjo pasi artistja u shfaq në një video si e pastrehë, duke kërkuar ndihma për shkak të kushteve ekonomike.

Lexo edhe:  Burri nervozohet për një kredi prej 300 eurosh, u hyn dajak gruas, djalit dhe vajzës