AGK: Prokuroria konfirmon se nuk pati vepër penale, vajzat e Presidentes nuk u xhiruan

Portali “Paparaci” e ka publikuar materialin e xhiruar të mërkurën në afërsi të shkollës prívate ku ndjekin mësimet dy vajzat e Presidentes Osmani.

Në pamjet e transmetuara nuk shihet asnjë fëmijë, dhe as vajzat e Presidentes. Aty ka vetëm xhirime të dy veturave të Mbrojtjes së Afërt të Presidentes Osmani, njëra prej tyre e blinduar.

Xhirimi nga kameramani Jetmir Muji është bërë nga rruga, në vend publik. Këtë e ka konfirmuar edhe prokurori i rastit që dha urdhërin për lirimin e Mujit, Rrahim Podvorica.

Lexo edhe:  Vdes kosovari pasi i digjet banesa në Slloveni, gruaja e tij dërgohet në spital