Agjensioni turistik ‘First Travel’ dyshohet se mashtroi me bileta avioni, arrestohet punëtorja e kompanisë
Qytetarë nga i gjithë vendi shpesh herë bien pre e agjensioneve turistike të cilat ofrojnë bileta për udhëtim. Kjo pasi që ata paguajnë për udhëtimet e tyre në vende të ndryshme të botës, por nuk marrin shërbimet që kompanitë janë të obliguara t’i kryejnë.
Një rast i tillë është raportuar dje në Lipjan, ku një 30-vjeçar ka denoncuar kompaninë turistike ‘First Travel’ për mashtrim.
Sinjali mëson se viktima kishte paguar 800 euro biletë kthyese Kosovë – Itali, mirëpo pasi udhëtoi për në Kosovë, nuk arriti që të kthehet në Itali.
Njësitë policore me të marrë informatën janë vënë në lëvizje dhe kanë ftuar për intervistim punëtoren e kompanisë, ndaj të cilës është iniciuar rasti ‘Mashtrim’.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.
02 Press do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.