Agjencia e Kosovës për Inteligjencë hap vende të lira pune
Bazuar në Ligjin nr.03/L-063, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), shpall:
KONKURS
Për punonjës/e të AKI
Numri i referencës: AKI 1/2024
Nivelet e pagave: Të klasifikuara
Orari i punës: I plotë
Kohëzgjatja e kontratës: E pacaktuar
Vendet e punës: AKI
Konkursi shpallet për kategoritë/fushat si në vijim:
Inteligjencë
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:
Kandidatët duhet të kenë përgatitje universitare;
Preferohet njohja e ndonjërës nga gjuhët si në vijim: angleze, serbe, ruse, arabe, kineze.
Siguri të teknologjisë informative dhe rrjeta
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:
Kandidatët duhet të kenë përgatitje universitare dhe kualifikime nga fusha e teknologjisë informative;
Njohuri për sigurinë e sistemeve nga fusha e teknologjisë informative;
Shkathtësi në përdorimin e sistemeve operative, aplikacioneve, rrjeteve kompjuterike;
Aftësi për komunikim, punë ekipore, mbështetje të anëtarëve të tjerë të stafit;
Preferohet njohja e gjuhës angleze.
Programim
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:
Kandidatët duhet të kenë përgatitje universitare dhe kualifikime nga fusha e teknologjisë informative;
Njohuri për instalimin, menaxhimin dhe zhvillimin e programeve;
Njohuri për krijimin dhe menaxhimin e programeve: desktop-aplikacioneve dhe web aplikacioneve;
Njohuri në zhvillimin e programeve në gjuhët programuese.
Mbështetje të teknologjisë informative (Helpdesk)
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:
Kandidatët duhet të kenë përgatitje universitare dhe kualifikime nga fusha e teknologjisë informative;
Njohuri nga fusha e teknologjisë informative;
Shkathtësi në përdorimin e sistemeve operative, aplikacioneve, rrjeteve kompjuterike;
Aftësi për komunikim, punë ekipore, mbështetje të anëtarëve të tjerë të stafit.
Kibernetikë
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:
Kandidatët duhet të kenë përgatitje universitare, apo shkollim të mesëm dhe njohuri të thella në fushën kibernetikës të dëshmuara me certifikata përkatëse;
Njohuri në fushën e kibernetikës;
Përparësi do të kenë kandidatët me njohuri të gjuhës angleze;
E dëshirueshme njohja e gjuhëve tjera me interes.
Auditim financiar
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:
Përgatitje universitare – diplomë të fakultetit ekonomik;
Certifikatë për kontabilist të certifikuar, përparësi auditor i certifikuar;
Tre (3) vite përvojë pune profesionale në auditim, kontabilitet ose financa;
Preferohet njohja e gjuhës angleze.
Auditim të performancës
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:
Përgatitje universitare – diplomë të fakultetit;
Certifikatë për auditor të certifikuar, auditor i brendshëm apo të ketë diplomë master;
Tre (3) vite përvojë pune profesionale në auditim, hulumtim apo analiza, preferohet përvojë në auditim të performancës;
Preferohet njohja e gjuhës angleze.
Auditim të teknologjisë informative
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:
Përgatitje universitare – diplomë të fakultetit në fushat relevante të TI;
Tre (3) vite përvojë pune profesionale në fushën e TI, preferohet përvojë pune në fushën e auditimit;
Preferohet certifikimi për auditor nga fusha e TI;
Preferohet njohja e gjuhës angleze.
Auditim të pajtueshmërisë
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:
Përgatitje universitare – diplomë të fakultetit;
Të jetë i certifikuar auditor i brendshëm apo auditor i certifikuar;
Tre (3) vite përvojë pune profesionale në auditim, administrtatë publike, apo financa;
Preferohet njohja e gjuhës angleze.
Auditim të brendshëm
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:
Përgatitje universitare në ekonomi, juridik, administratë publike, financa publike apo fusha tjera të studimeve relevante për sektorin që do të auditohet;
Certifikatë për auditor të brendshëm;
Së paku tre (3) vite përvojë pune profesionale në auditim;
Preferohet njohja e gjuhës angleze.
Siguri fizike
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:
Kandidatët duhet të kenë shkollim të mesëm;
Aftësi të dëshmuara fizike;
Aftësi për të reaguar shpejt në situata të rrezikimit të sigurisë fizike të objekteve, personelit, personaliteteve dhe informacioneve.
Higjienë (Prishtinë, Prizren)
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:
Kandidatët duhet të kenë shkollim fillor;
Shkathtësi për të organizuar punën e tyre.
Kushtet e përgjithshme për punësim:
Të gjithë kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e përgjithshme për punësim në AKI si më poshtë:
Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
Të jenë mbi moshën 18-vjeçare;
Të kenë kualifikimet e duhura arsimore dhe profesionale;
Ndaj tyre të mos jetë marrë masa e përjashtimit ose e largimit nga puna në AKI apo institucionet e tjera me natyrë të ngjashme;
Kalimi me sukses i procedurave të rekrutimit.
Kandidatët për punësim në AKI do t’i nënshtrohen procedurës së ekzaminimit mjekësor, verifikimit të sigurisë dhe mund t’u nënshtrohen edhe kushteve tjera specifike.
Të gjithë kandidatet të cilët deklarojnë të dhëna të pasakta do të diskualifikohen gjatë procesit të verifikimit të sigurisë.
Përveç kushteve të mësipërme kandidatët duhet të plotësojnë edhe standardet strikte të sigurisë, të përcaktuara në nenin 14 të Ligjit nr.03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe legjislacionin relevant.
Procedura e përzgjedhjes:
Procesi i përzgjedhjes është i klasifikuar dhe përbëhet nga disa faza, përfshirë seleksionimin dhe testimin. Kandidatët mund të aplikojnë në më së shumti dy fusha. Përzgjedhja për pozitat përkatëse do të bëhet varësisht nga kualifikimet, kriteret dhe kushtet e përgjithshme të përshkruara në konkurs si dhe kriteret dhe kualifikimet tjera specifike, të brendshme.
Kandidatët mund të testohen në lidhje me aftësitë dhe shkathtësitë e përcaktuara në konkurs dhe aktet e brendshme normative.
Kohëzgjatja e punësimit:
Bazuar në Ligjin për AKI, rregullat dhe procedurat e brendshme, pas përfundimit me sukses të periudhës provuese, punësimi në AKI është me afat të pacaktuar.
Procedura e aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë aplikacionin për punësim dhe të bashkëngjitin dokumentet apo dëshmitë si në vijim:
letër motivimi (pritjet nga vendi i punës dhe qëllimet e karrierës);
kopjet e dëshmive për përfundim të studimeve të lëshuara nga institucionet arsimore. Kandidatët që kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit duhet të sjellin diplomë të nostrifikuar.
kopja e dëshmisë së shkollës së mesme (për fushat për të cilat kërkohet kualifikimi i mesëm);
kopja e dëshmisë së shkollës fillore (për fushën për të cilën kërkohet kualifikimi fillor);
dëshmi për përvojën e punës;
kopje të dëshmive për kualifikime të tjera, certifikatat e trajnimeve apo formave tjera të aftësimit profesional;
certifikata e lindjes ose ekstrakti i lindjes;
kopja e letërnjoftimit ose pasaportës (valide);
një fotografi të formatit 5×5 (jo më e vjetër se një muaj);
certifikatë mbi dënimet penale (e lëshuar nga KGJK, jo më e vjetër se tre muaj).
Aplikimi bëhet vetëm në mënyrë elektronike në web-faqen zyrtare të AKI www.aki-rks.org/konkursi, duke plotësuar aplikacionin dhe bashkangjitur dokumentet e kërkuara më lart.
Është përgjegjësi e aplikuesve që të kujdesen, që të plotësojnë apo përshkruajnë në aplikacion informacionet e kërkuara, si dhe dokumentet e bashkangjitura të jenë qartësisht të dukshme dhe të lexueshme, në të kundërtën, aplikacionet do të konsiderohen të pakompletuara/mangëta.
Data e mbylljes së konkursit:
Konkursi do të jetë i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike nga data e publikimit në web-faqen zyrtare të AKI dhe në mjetet e informimit, përkatësisht nga data 05.07.2024 deri me datën 19.07.2024 ora 16:00.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të përcaktuar më lart nuk do të pranohen, kurse ato të mangëta/të pa kompletuara do të refuzohen.
Pas secilit proces/fazë të rekrutimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për hapat e mëtejmë. Me qëllim të ruajtjes së fshehtësisë dhe procedurave të procesit të brendshëm, i cili është i klasifikuar, AKI nuk është e obliguar të kontaktojë kandidatët të cilët nuk përzgjidhen për të vazhduar në fazat e rekrutimit.
Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ofron mundësi të barabarta për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e interesuar.
Aplikimi nga ana juaj të jetë diskret!
Për çdo paqartësi mund të na kontaktoni në numrin e telefonit: 045 255-265 apo emaili: [email protected]