Agim Bahtiri vazhdon ta bullizojë Paris Gurin: Këndi i lojërave për…
Dy deputetët e Kuvendit të Kosovës, Agim Bahtiri nga VV’ja dhe Paris Guri nga LDK, janë duke vazhduar me “shakat” për njëri tjetrin. Situata mes tyre po merr vëmendje.
Nuk u ndalën me biberonin, Bahtiri e ka bullizuar Gurin me një foto tjetër.
Ai ka postuar një story në Instagram, ku e shfaq një bebe duke iu referuar Paris Gurit.
Fotoja e bërë me ChatGPT, shfaqet Kuvendi dhe një pankartë ku shkruan “Këndi i lojërave për Parisin”.
Bahtiri në foto e ka bashkangjitur mbishkrimin “Mos ia prishni lumturinë”.