Afrona në lidhje dashurie me një zviceran: Gatuan shumë mirë, është burrë me 5 yje
Modelja Afrona Dika së fundmi është bërë e pranishme në shkrimet rozë për ndarjen nga martesa disavjeçare me këngëtarin Blero. Ajo, e konfirmoi se martesa e tyre nuk ishte duke funksionuar mirë pasi raportet mes dyshes ishin ftohur.
Siç duket, modelja ka lënë prapa krahëve historinë me Bleron dhe ka nisur një romancë me një person tjetër. Afrona tha se ka dëshirë që lidhjen ta mbajë private megjithatë zbuloi se partneri i saj ka prejardhje nga Zvicra.
E ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit” ajo u pyet se a gatuan mirë, ndërsa përgjigja e saj ishte se nuk është shumë e zonja në gatim. Andaj, për të gatuan nëna, të afërmit ose edhe partneri për të cilin tha se gatuan shumë mirë.
“Nuk jam shumë e zonja në gatim, më shumë më pëlqen të ha. Më pëlqen kur gatuan nëna apo njerëzit që i kam përreth. Edhe partneri im di të gatuaj, madje shumë mirë”, derisa duke qeshur Afrona tha se “është burrë me 5 yje”.
Në anën tjetër, edhe këngëtari Bleri ka konfirmuar lidhjen e dashurisë me partneren e tij mirëpo as ai nuk ia ka zbuluar identitetin.