Afrim Muçiqi tregon se për çka e mundon gruaja

Këngëtari Afrim Muçiqi duke folur rreth jetës së tij private, ka treguar edhe për raportet që i ka me bashkëshorten e tij.

Muçiqi ka thënë se ndonjëherë është shumë i zënë me punë dhe nuk ka kohë për familjarët, veçanërisht gjatë verës dhe për festat e fundvitit. Mirëpo, sipas tij, fëmijët dhe gruaja e kuptojnë.

Në pyetjen se a e nervozon ndonjëherë gruaja, ai thotë se kjo ndodhë vetëm kur e shoqëron për të blerë.

“Problemi është që une e urrej shoppingun, a ka ma mundim se me shku me gru në shopping për arsye se gjithë ditën duhet me prit derisa t’kqyr ajo diçka”, ka thënë Muçiqi në emisionin Kendiv.

Lexo edhe:  Bebe Rexha i ‘shkund’ xhepat në dasmën e vëllait, e mbush çiftin me para