Aeroplani që u nis nga Prishtina për në Mynih bën lëvizje të çuditshme në ajër, kthehet sërish në Kosovë

Një aeroplan u ngrit në orën 17:00 nga pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës me destinacion Mynihun e Gjermanisë.

Mirëpo, ndonëse fluturimi parashihej të zgjaste rreth 3 orë për të arritur në destinacion, ai ka zgjatur mjaft pak

Siç shihet nga radarët online, aeroplani ka bërë disa lëvizje rrethore të çuditshme mbi Shkodër, dhe është kthyer sërish në Aeroportin e Prishtinës.

Disa media në Kosovë raportuan se dyshohet që aeroplani pati disa probleme teknike, andaj edhe u detyrua të kthehet. Sërisht sipas aplikacioneve online të radarëve, aeroplani tani ka zbritur në Prishtinë dhe udhëtarët kanë zbritur.

Lajmi.net ka kontaktuar zëdhënësen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, por e njëjta nuk është përgjigjur deri në këto momente.

Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar lidhur me rastin, për të kuptuar më në detaje se çfarë mund të ketë ndodhur.

 

Lexo edhe:  Artmotion dënohet me 64 mijë euro, Kujtesa më 26 mijë euro, IPKO me 7 mijë euro dhe Telkos me 3 mijë euro