Aeroplani nga Hamburgu për në Prishtinë u detyura të aterojë në Beograd për shkak të tymit në kabinë

Aeroplani i kompanisë “Eurowings” i linjës Hamburg-Prishtinë u detyrua të bëjë ulje të natyrës urgjente në kryeqytetin serb, Beograd.

Kjo pasi gjatë udhëtimit pilotët kishin vërejtur tym në kabinën e tij.

Për pasojë 80 pasagjerë kanë mbetur duke pritur për tre orë në mjediset e aeroportit të Beogradit.

Jepi zë publikoi pamje të pasagjerëve që ishin ndalur në Beograd dhe nuk dihej se si do të bëhej transferi i tyre.

Lexo edhe:  Lajmi i fundit: Aksident trafiku mes dy Golf-ave në Kçiq të Mitrovicës