Abrashi: KFOR-i kërkoi pak kohë për heqjen e barrikadave ndërkohë që u bënë disa ditë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi e ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook duke qortuar KFOR-in për mos-heqjen e deritashme të barrikadave në veri të Kosovës.

Edhe kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se po e prisnin KFOR-in që të hiqte barrikadat në veri të vendit.

E tashmë, Abrashi ka bërë kritikën e tij ndaj KFOR-it duke përmendur edhe një rast të ndjeshëm.

“KFOR-i kërkoi pak kohë për heqjen e barrikadave ndërkohë që u bënë disa ditë.” – shkroi z. Abrashi.

“Sot, si pasojë e bllokimit të rrugëve nacionale një qytetare e komunitetit serb ka ndërruar jetë vetëm pse nuk pati mundësi të marrë tretman mjekësor. Liria e lëvizjes dhe e drejta për të marrë shërbimet shëndetësore janë të patjetërsueshme,”– vazhdon Abrashi.

Lexo edhe:  Eskalon hoxha i “Mercedesit”: Ka shumë divorce, se po folin me lav**e të ndryshme