Abelard Tahiri i PDK-së beson se disa deputetë të VV-së do të votojnë për ta rrëzuar Qeverinë Kurti

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se “beson që ka deputetë” brenda Lëvizjes Vetëvendosje të cilët do të votojnë pro rrëzimit të qeverisë.

“Unë besoj që në radhë të parë edhe në kuadër të koalicionit ‘Zdravo’ ka njerëz të mirë, të cilët kanë qenë të manipuiluar nga Albin Kurti. Dhe, unë besoj që aty do të ketë njerëz të mjaftueshëm, kredibilë, të cilët nuk duan të bëhen pjesë e agjendës së Radoiçiqit”.

“Pra, unë besoj që kemi me pasë njerëz të cilët votojnë mbi bazën e arsyes dhe të bëhen pjesë e një koalicioni më të madh i cili e dërgon vendin në zgjedhje dhe koalicionin ‘Zdravo’ e dërgon në shtëpi. Në fakt, disa do të shkojnë në shpi, disa do të shkojnë në burg”, ka thënë Tahiri.

Lexo edhe:  E dhimbshme për familjen Krasniqi në Pejë: 58-vjeçarja gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj