Abazi thotë se plagosja në Shtërpcë mund të jetë “skenar për të fajsuar shqiptarët”
Deputeti i VV-së Haki Abazi, ka thënë se plagosja e mbrëmshme në Shtërpcë mund të jetë aksident ose siç shkruan ai “skenar për të fajsuar shqiptarët”.
Abazi teksa kujton plagosjen e policit të njësisë speciale, Ekrem Neziri dhe reagimit ndaj këtij rasti thotë se akti i mbrëmshëm mund të dënohet, por jo edhe siç shkruan të përkufizohet ngjarja në vija etnike.
“Shumë pak reagime dhe shumë pak vizita ka pasë polici i njësisë speciale Ekrem Neziri, kur është plagosur me 8 dhjeto nga bandat kriminale në veri. Plagosja në Shtërpce mund të jetë një aksident në mos edhe skenar për të fajsuar shqiptarët, mund të denohet si akt, por çkado që është, ngulmimi e tendenca me përkufizu ngjarjen në vija etnike, po tregon që as reagim të menqur dhe as qëllim të mirë nuk ka. Durim, le të pritet rezultati para se të bëhemi gramafonet e zërave dhe qëllimeve të gabuara!”, shkruan Abazi