Abazi: LVV e PDK po “flirtojnë”

Deputeti, Haki Abazi tha se ekziston mundësia se PDK dhe LVV do të lidhin koalicion paszgjedhor.

Sipas tij, një flirtim mes këtyre dy partive është duke ndodhur.

“Nuk dua të bëjë parashikuesin këtu, por është e qartë që kemi një flirtim ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe një pjese të PDK-së, e cila është duke e pritur, ose veç ka një marrëveshje për arritjen e një koalicioni paszgjedhor. Kështu flitet në bazë të raporteve të LPK-së dhe njerëzve eksponentë”, tha Abazi në Klan Kosova.

Ndër të tjera, deputeti thotë se kryeministri Albin Kurti, është i mundur, por sipas tij, në aspektin moral dhe të arritjeve.

“Albin Kurti është i mundur, në kuptimin moral, në kuptimin e arritjeve”, deklaroi Abazi.

Lexo edhe:  Burri rrah gruan në prezencë të punëtorëve të Qendrës për Punë Sociale