“A ti mu ma q*n nanën a”/ Gjinekologu Blerim Feka shanë dhe sulmon prindin e një foshnje në spitalin e Vushtrrisë

Shefi i Repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Vushtrrisë, Blerim Feka, është përfshirë në një ngatërresë me babain e një foshnje që ndodhet në trajtim mjekësor në këtë institucion shëndetësor publike.

Në pamjet e siguruara nga Gazeta Sinjali shihet Feka teksa debaton me prindin e foshnjës, i cili kërkon nga mjeku që të lejojë ta shohë fëmijën e tij të sëmurë.

Sipas qytetarit, mjeku gjinekolog nuk ka pasur sjellje të hijshme karshi gruas e cila i është drejtuar Fekës për komunikim dhe i njëjti dyshohet të ketë bërtitur nëpër spital.

“A është në rregull ti si shef i repartit me ba kësi sjellje. A është në rregull? Unë e kom fminë smutë o burrë, unë po du me hi me pa fminë, ti po thu, p’i bërtet nji gruje që është t’u folë drejtpërdrejtë me ty. Ajo e ka çikën mrena t’bome operacion, fmija është me probleme me frymëmarrje, ti po bërtet në mes të sallës. A është në rregull prej teje doktor? Shef i repartit i thu vetit. A është në rrëgull”, dëgjohet teksa qytetari kërkon llogari nga gjinekologu Feka.

E ky i fundit, si duket nuk mund ta durojë më gjatë familjarin e pacientit dhe i vërsulet ta sulmojë, teksa shihet qartazi në video se ia godet telefonin me të cilin po xhironte. Po ashtu gjatë zënkës dëgjohen edhe të shara me nënë nga Feka.

“A ti mu ma q*n nanën a?’, i përgjigjet qytetari Fekës, teksa e paralajmëron se ai nuk do të jetë më pjesë e këtij reparti pasi do ta denoncojë rastin në media dhe në organet e rendit.

Lexo edhe:  Sot varroset Besim Musliu, i cili u vra mbrëmë në Baks