“A mundemi me dërgu lule te varri i nanës”: Vëllai i Liridona Ademajt tregon çka i kërkuan nipat e tij
Leonard Ademajt, vëllai i Liridona Ademajt që u vra sipas dyshimeve me urdhër të bashkëshortit Naim Murseli, është takuar me nipat e tij.
Ai në rrjete sociale ka treguar kërkesën që e patën dy fëmijët e Liridonës për të.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t’i përcjellë tërë jetën.
U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nanes?
Falenderojmë shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional.