A ka ende kontakt Xheneta me Gjestin? Zbulohet e vërteta

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Albi Buzali, ishte i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku foli për përplasjen me Xhenetën, largimin nga programi dhe lidhjen e tij të re jashtë ekranit, shkruan Gazeta Sinjali.

I pyetur për debatin me Xhenetën në rubrikën “Trotuar” të emisionit “E Diell”, Albi tha: “Nuk ishte qëllimi im që të agravohej situata në atë mënyrë, unë thjesht po diskutoja në lidhje me ‘Për’puthen’. 100% Xheneta nuk i ka parë episodet, por kishte dëgjuar që Albi kishte një lidhje paralele, por dhe kjo nuk është e vërtetë…”.

Ai sqaroi se lidhja e tij u zyrtarizua vetëm pas daljes nga programi dhe se nuk kishte mashtruar askënd: “Përkundrazi, nuk do ia pranoja çdo gjë para një Shqipërie apo Diaspore që ndjekin formatin.”

Për Xhenetën, Albi tha se nuk e njihte më parë dhe se takimi i tyre i parë ishte pikërisht në “Trotuar”: “Jo, nuk njihemi, aty ishte takimi i parë… Jam i sigurt që ajo nuk e dinte kush isha unë, deri në momentin që jemi takuar në ‘Trotuar’ dhe u bë ai debat”.

Sipas tij, Xheneta reagoi në mënyrë të tepruar dhe impulsive: “Ajo ka dhe një tip impulsiv dhe agresiv që direkt kalon në sulm dhe në ofendime”.

Ndër të tjera, Albi la të kuptohet se Xheneta mund të ketë ende kontakt me Gjestin: “Çdo person që e ndjek, e di që Xheneta është aty ku është prej Gjestit. Do të gënjeja nëse të thoja që di diçka konkrete, por asaj i ‘dogji’ dhe mendoj se mund të kenë diçka”.

Ai e përmbylli duke thënë: “Unë i thashë që është aty prej Gjestit… e provokova në mënyrë indirekte. Por le të themi që e hëngri karremin…”.

Lexo edhe:  Vdes pacienti që u hodh nga dritarja e një klinike në QKUK