A je prokuror? Mbylle këtë temë’, ‘Unë vendosi kur e mbylli’, qasja skandaloze e Hajdarit ndaj gazetarit të RTK-së

Duke u fshehur pas asaj se “është çështje sekrete”, Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari i kërkoi “të mbyllë temën” gazetarit të RTK-së, Bashkim Vishaj, i cili po e ballafaqonte me çështjen e aferës së Rezervave Shtetërore.

Për më tepër, në krejt këtë “sekret shtetëror” ishte angazhuar një person krejtësisht privat, pronar i një furre, Ridvan Muharremi.

Vishaj i kërkoi llogari Hajdarit, por u ballafaqua me qasjen e saj armiqësore.

“Të lutem, a jeni ju sot prokuror? Të lutem mbylle këtë temë, sepse është çështje sekrete”, ia ktheu Hajdari gazetarit.

“Dëgjo, se kur e mbylli temën, vendosi unë”.

Vishaj: “Po janë bërë publike…emailat që i keni shkruar ju”

Hajdari: “Falemnderit. Falemnderit. Falemnderit…”

Vishaj: “Falemnderit për çka?”

Hajdari: “Për gjithçka, për mirëkuptim”.

Voshaj: “Por ju po thoni sekret shtetërore, ndërsa këto ka dalë publike thirrja për rezerva shtetërore”.

Hajdari: “Shfrytëzoj të drejtën time për të të mos u përgjigjur. Është gjithçka sekrete”.

Lexo edhe:  Qytetet dhe fshatrat që mbesin pa energji elektrike