A gënjeu qëllimshëm për të shpëtuar veten, Haxhiut i kërkohet dorëheqja pas deklaratës për të arratisurit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është kritikuar pas deklaratës në lidhje me arratisjen dhe pastaj me vrasjen e Faton Hajrizit në Serbi. Pas më shumë se 24 orësh, teksa kërkohej dorëheqja e saj, ajo u deklarua.

Hajrizi i cili javë më parë ishte arratisur nga burgu në Smrekonicë, është vrarë në Serbi ditën e premte. Pas Hajrizit, nga burgu i Dubravës ishte arratisur edhe Ujkan Metaj.

Në lidhje me këto arratisje, Haxhiu tha se personat e arratisur që po kërkohen nga Kosova, po ikin vetëm në Serbi, duke shtuar se informacionet e organeve në Kosovë sugjerojnë që në disa raste, këto arratisje janë organizuar me grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit serb.

“E rëndësishme të potencohet fakti që arratisja e disa personave që po kërkohen nga institucionet përgjegjëse në Republikën e Kosovës po bëhet vetëm në një drejtim: atë të territorit të Serbisë. Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashke organizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë.”

Kjo deklaratë e Haxhiut shkaktoi reagime të ashpra në vend, ku në mes të tjerash është kërkuar edhe dorëheqja e saj.

Gazetari Parim Olluri tha se kjo lë të kuptohet që grupet kriminale serbe kanë shtrirë ndikimin në burgje e polici.

“Qysh e lejuat këtë? Qysh me pesë ndikim kaq te madh grupet kriminale serbe gjate pushtetit te Kurtit qe me organizu edhe arratisjen e njerëzve prej burgjeve?”

Nëse grupet kriminale serbe kane hy pa vërejtur edhe kane arratise njerëz prej burgjeve te Kosoves, atehere komplet Qeveria Kurti duhet me dhanë dorëheqje. Brenda ditës.” – ka shkruar ai.

Lexo edhe:  Lopa ngordh si pasojë e goditjes nga rrufeja