A do të vazhdojë vala e të nxehtit në Evropë gjatë gjithë gushtit?
Agjencia spanjolle e motit ka paralajmëruar se temperaturat mund të jenë më të larta se normalet deri në muajin tetor.
Nuk ka fund në horizont për verën tepër të nxehtë të Evropës, pasi paralajmërimet për valë të nxehtit janë lëshuar nga Spanja në Gjermani.
Në Paris, gjithashtu, olimpistët janë detyruar të konkurrojnë në nxehtësinë e madhe – ekstreme që do të kishin qenë “praktikisht të pamundura” pa ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, sipas grupit të klimatologëve, World Weather Attribution (WWA).
Thatësirat dhe zjarret kanë shpërthyer në të gjithë Mesdheun si pasojë e motit të nxehtë, i cili duket se do të vazhdojë gjatë gjithë gushtit dhe më tej në disa pjesë, raporton euronews.
Nxehtësia ekstreme aktualisht merr më shumë se 175 mijë jetë çdo vit në Evropë, me shifra që do të rriten, sipas një raporti të publikuar sot nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).