A do të nis mësimi nga e hëna, pas ndarjes së shtesave nga qeveria?

Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar një pako kundër inflacionit me të cilën çdo zyrtarë publikë do të mbështeten me nga 50 euro, deri në fund të vitit. Megjithatë, kjo nuk ka ndryshuar mendimin e mësimdhënësve për të vazhduar grevën.

Udhëheqësi i SBASHK-u, Ahmet Pllana për Prishtinë, tha për KosovaPress, tha kjo pako mbështetëse nuk është e mjaftueshme për kërkesat e tyre dhe se anëtarësia nuk është kurrsesi e pajtimit.

“ Në konferencën për shtyp asgjë nuk pamë diçka interesant, dihen kërkesat e BSBK që BSBK ka shpallur grevë, ne kemi kërkuar qysh herët njëqind euro deri në realizimin e kërkesave tona, ai doli në opinion me një pako që do ta aprovojë si krejt sektorin publik, do t’i jep nga pesëdhjetë euro. Kurrsesi anëtarësia nuk është e pajtimit kur dihet çfarë inflacioni jemi sjell sot”, tha Pllana

Edhe pas prezantimit të kësaj pakoje, Pllana tregon se greva nuk do të ndalet deri në realizimin e plotë të kërkesave të mësimdhënësve.

“Greva vazhdon, presione do të kemi edhe nga qeveria, mirëpo kurrë njëherë nuk do të lëshojmë pe deri në realizimin e kërkesave tona. Ne kemi kërkuar njëqind euro ku 100 euro nuk na hyn në punë po duke i ditur rrethanat e tjera, jemi mundu që sado pak plotësohet kjo kërkesë minimale e mësimdhënësve”, theksoi ai.

Lexo edhe:  KFOR-i ende po e shqyrton kërkesën e Serbisë për ta dërguar ushtrinë në Kosovë