Ekskluzive: Bashkim Kurti lirohet nga pozita e kryeshefit të Trepçës
Burime të “Jepi zë” brenda Bordi Mbikëqyrës të ndërmarrjes “Trepça” ka marrë vesh se Bashkim Kurti është liruat nga pozita e kryeshefit të Trepçës.
Poashtu sot ky Bord ka emëruar Faton Ahmetin si ushtrues detyre të kryeshefit.
Ahmeti që deri tash e kishte pozitën e zëvendëskryeshefit do ta zëvendësojë Bashkim Kurtin.
Më 23 korrik, Gjykata Themelore në Mitrovicë anuloi emërimin e Bashkim Kurtit në pozitën e kryeshefit të “Trepçës” pas ankesës së kundërkandidatit Burim Asllani, i cili pretendoi se pati parregullsi në procesin e përzgjedhjes nga Bordi.
Ndryshe “Jepi zë” kishte paralajmëruar ndryshime në menaxhmentin e Trepçës.