Loriana Kuka largohet nga xhudo? Driton Kuka me shkrim emocionues për të

Loriana Kuka është eliminuar në 1/8 e finales në Lojërat Olimpike.
Xhudistja nga Kosova ka garuar në kategorinë deri në 78 kilogramë në xhudo, por pa arritur të fitoj medalje olimpike përkundër fitores në rrethin e parë.

Menjëherë pas humbjes së saj, në rrjetin social ‘Facebook’ ka reaguar trajneri Driton Kuka i cili ka thënë se dëshira e saj e madhe ishte për të fituar medalje olimike, por fati nuk ishte në anën e saj.

Kuka përmes shkrimit lë të nënkuptohet se Lori po tërhiqet nga xhudo. “Si axha yt, Lori, të uroj fatin e botës në jetën tënde tani e tutje, në rrugëtimin e ri jetësor”.

Ai ka lavdëruar Lorianën duke thënë se para tetë viteve ajo la Zvicrën për të arritur ëndrrat e saj për medalje elitare.

“Erdhe nga Zvicra duke treguar se je gjaku ynë dhe deshe të bëje krenar familjen,ekipin e Kombin Shqiptar”.

“Dëshira jote e madhe ishte të arrije sukseset që i arrite për babin tand,vëllaun tim Sylen që me aq pasion e mbolli dashurinë për sportin e xhudos tek unë,te Agroni te mbarë familja jonë!
Fal teje vlla, jam në xhudo,fal teje që ishe treneri im dhe idoli im i jetës”, ka shkruar ndër të tjera Kuka.

Lexo edhe:  Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë -Podujevë, lëndohen pesë persona