Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me diell, stabil dhe shumë i nxehtë veror. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 35 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Temperaturat maksimale deri në 35 gradë Celsius e në disa zona deri në 39 apo 40 gradë Celsius.

Të Premten edhe më nxehtë, ndërsa një front i ftohtë ajror afrohet nga veriperëndimi, por nuk arrin në viset tona. Pasdite vonë në disa zona të Kosovës parashihen zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Disa rrebeshe mund të ndodhin thellë në veri të Shqipërisë dhe normalisht në veri të Malit të Zi. Në viset tjera vazhdon vapa e madhe.

Të shtunën ndryshim i motit në shumë pjesë të Kosovës, disa pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ku priten rrebeshe lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë, por temperaturat shënojnë ulje të lehta, pak më të theksuara në zonat e rrebesheve eventuale. Përndryshe, rritet zagushia e ajrit. Reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe ka gjasa për ndonjë stuhi të fortë lokale. Në Shqipëri vazhdon thatësia ekstreme në gati tërë territorin.

Nga e diela na pret mot me diell dhe vranësira lokale. Vende-vende mund të krijohen gjasa për zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë, kësaj radhe edhe në Shqipëri./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Për tetë muaj KEDS realizoi më shumë se 55 mijë kontrolle për keqpërdorime të energjisë elektrike