Kjo është shuma monetare që Kosova e shpërblen Laura Fazliun për medaljen e bronztë

Laura Fazliu i ka siguruar Kosovës medaljen e dytë olimpike, pas Distria Krasniqit që fitoi të argjendtën.

Shpërblimet për Fazliun nuk ndalen me kaq, pasi me këtë sukses pason edhe një shumë monetare.

Kjo pasi Kosova shpërblen më së shumti në rajon sportistët që sjellin medalje nga Lojërat Olimpike.

Medalja e artë shpërblehet me një shumë prej 100 mijë eurosh, e argjendta 60 mijë, si dhe e bronzta 40 mijë euro.

Si fituese e medaljes së bronztë në “Paris 2024”, Laura Fazliut i takojnë 40 mijë euro.

Lexo edhe:  SBASHK: Mësimdhënësit shfrytëzojnë pushimin pa pagesë për të shkuar jashtë vendit