Dy muaj pa paga: Takimi me Sindikatën pa rezultat, minatorët nuk kthehen në punë

Që nga ora 07:00 e mëngjesit, minatorët e Trepçës kanë mbajtur takim me Sindikatën e Pavarur të Minatorëve, pas situatës së krijuar për mosekzekutim të pagave.

Minatorët janë në grevë tash e disa ditë për shkak se nuk i kanë marrë pagat e qershorit.

I pranishëm ishte edhe Shyqeri Sadiku, drejtor i minierës së Stantërgut, i cili u mundua t’i bindë minatorët të kthehen në vendet e punës por që kjo u kundërshtua.

Ata fillimisht kërkuan që në këtë takim të shkojë edhe Bordi i Trepçës, në të kundërtën nuk do t’i kthehen vendit të punës.

Lexo edhe:  “Respekt për Bukuroshen”, modelja që mori koment nga kryetari i Leposaviqit punësohet në TV