Situatë apokaliptike në Shëngjin: Flakët përfshijnë banesat, momenti kur zjarrfikësit bllokohen

Situata me vatrën e zjarrit në fshatin Mali i Shëngjinit vazhdon të jetë problematike.

Flakët kanë dalë nga kontrolli duke përfshirë edhe banesat në Shëngjin.

Ndërsa bëhet thirrje për evakuim, zjarrfikësit edhe policia ndodhen në terren për të ndihmuar banorët të largohen.

Situata u përkeqësua ditën e sotme nga erërat e forta, të cilat përhapën zjarrin afër banesave. Deri më tani raportohet për një banesë, një “beach bar” dhe disa çadra e shezllone të djegura.

Turistët dhe banorët kanë braktisur bregdetin dhe kanë lënë gjithçka pas për t’u shpëtuar flakëve.

Ministria e Mbrojtjes tashmë ka dërguar dy avionë dhe një helikopter për shuarjen e zjarrit, pasi situata doli jashtë kontrollit.

Policia u ka bërë thirrje banorëve të lagjes së portit që të largohen, pasi rrezikon shpërthimi i cisternave të gazit që ndodhen aty

Lexo edhe:  Në oborrin e QKUK-së nuk do lejohen më ambulancat e spitaleve private, taksitë dhe veturat për bartje të kufomave