Deputeti i PDK-së publikon një foto të 2011 në Ujman: Vizita ka pasë në vazhdimësi

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka komentuar vizitat e zyrtarëve të lartë shtetëror të liqeni Ujmanit.

Beqa ka postuar një fotografi të realizuar në vitin 2011 së bashku me Sekretarin e atëhershëm të Ndërmarrjes N.H “Iber Lepenc” Bajram Jashari.

“Po ju rikujtoj që vizita të tilla ka pasë në vazhdimësi në të kaluarën, pa pancira, pa kamera, pa polici, jo patriotizëm folklorik por punë dhe përkushtim”, ka shkruar ndër të tjera Beqa.

Lexo edhe:  Plas sherri në QKUK: Infermieri përfshihet në përleshje me një 21-vjeçar, përfundon në Polici si i dyshuar