Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Mëngjesin e së dielës, një peshkaqen është shfaqur në bregdetin shqiptar, specifikisht te Rana e Hedhun.

Bashkëatdhetari Jeton Kadriu ka dërguar një video në redaksinë e Telegrafit, në të cilën shihet peshkaqeni duke notuar në zonën ku zakonisht bëjnë plazh turistët.

Pas kësaj pushuesit kanë shprehur shqetësimin e tyre, duke mos guxuar të futen në det.

Edhe në të kaluarën turistët kanë filmuar peshkaqenë në Adriatik, megjithatë pamjet e tilla janë të rralla.

Lexo edhe:  Ky është personi që u kap në aksionin e Policisë në Lipjan, dyshohet për tentim vrasje, fajde e armë