Një person gjuan me armë  në një aheng familjar, arrestohet nga policia

Policia ka arrestuar ditën e djeshme një person në Klinë pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri “TT” në një aheng familjar.

Policia ka konfiskuar armën dhe tri gëzhoja dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi:

Poterq i Epërm, Klinë / 27.07.2024 – 00:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Nga i njëjti është konfiskuar pistoletë TT me karikator dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Ushtari i FSK-së, armën e kishte me leje: Serbët i dolën në rrugë ndërsa ai gjuajti në asfalt jo në drejtim të tyre