Pejani bëhet për spital nga bashkëshortja me dy djemtë, të tre përfundojnë në qeli për 48 orë
Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Pejë.
Këtë herë, një burrë kërkoi ndihmën e Policisë, duke e denoncuar bashkëshorten dhe djemtë e tyre për dhunë në familje.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës, pas një mosmarrëveshje, gruaja e tij e ka sulmuar fizikisht – e në ndihmë i kanë dalë edhe djemtë.
Nëna me djemtë e bënë për spital burrin/babain dhe për pasojë përfunduan në pranga të Policisë.
Si rezultat i denoncimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku nuk janë deklaruar fare – duke u mbrojtut në heshtje.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të tre janë dërguar në mbajtje për 48 orë.