Sulmohet fizikisht një grua në Drenas

Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy persona në Drenas.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 00:01.

Sipas njoftimit, njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa tjetri është shoqëruar në stacion policor.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe më pas njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa tjetri është shoqëruar në stacion policor”, thuhet në raportin e PK-së.

Gjithashtu viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Kjo është gjendja e punëtorit që u rrah me çekan në “Prishtina Mall”