Drenicaku e godet me shuplakë në fytyrë vajzën e tij të mitur, përfundon në polici
Një person në Gllogoc ka përfunduar në polici pasi i njëjti ka sulmuar vajzën e tij të mitur, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
I dyshuari e ka goditur me shuplakë në fytyrë vajzën e tij.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi:
· Gllogoc. 24.07.2024-22:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur, duke e goditur me shuplakë në fytyrë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.