Dyshimet për mashtrim – Prokuroria dhe Policia e Kosovës me aksion në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë janë duke e zhvilluar një aksion nën dyshimin për veprën penale të mashtrimit, shkruan Insajderi.

Momentalisht janë duke u bastisur disa lokacione.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, si dhe pas aprovimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, është duke realizuar një aksion, me ç’ rast janë duke u bërë bastisje në disa lokacione, mbi dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit”, thuhet në njoftim.

Për zhvillimet rreth këtij aksioni do të njoftoheni me kohë.

Një ditë më parë, një aksion u zhvillua në Pejë nën dyshimet për mashtrim me patentë-shoferë.

Lexo edhe:  “Zhugana, çka po pritni”: Ky është serbi i arrestuar nga Policia në veri, publikoi foto me armë në dorë