Koci: Kufomën e Faton Hajrizit e sjell patjetër në Kosovë, veç nëse më arrestojnë edhe mua

Avokati Arianit Koci ka folur në lidhje me rastin e Faton Hajrizit, duke thënë se i ka marrë të gjitha dokumentet e duhura.

Ai është shprehur i bindur që do ta sjellë kufomën e Faton Hajrizit në Kosovë, madje u shpreh se e kundërta mund ta ndodh vetëm nëse arrestohet edhe ai.

“Unë të gjitha dokumentet e duhura i kam marrë, sa i përketë gishtërinjve, kemi informacionet zyrtare, por që nuk kanë ardhur në formë të shkruar, që gishtërinjtë përputhen”, tha Koci në Klan Kosova.

“Me e sjell kufomën e sjelli gjithsesi, vetëm është në pyetje a do të munden për dy ditë, apo për 20 ditë, përveç nëse nuk më arrestojnë edhe mua”, është shprehur ai.

Lexo edhe:  Mediat zvicerane ndezin ndeshjen: Godasin Zvezdën, Serbinë, përmendin Arkanin, Kosovën, Rusinë dhe mafian