Pronari i autoshkollës “Vosa” njëri nga të arrestuarit për dallavere me patentë shofer
Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për një aksion të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit që po zhvillohet në Pejë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, e që deri më tash rezultoi me arrestimin e disa personave të dyshuar për dallavere me patentë shofer.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se pronari i autoshkollës “Vosa” në Deçan, Denis Tafilaj, është njëri nga të arrestuarit në këtë aksion.
Po ashtu, në mesin e personave që përfunduan në pranga është edhe zyrtari i Qendrës në Pejë, Ahmet Shala.
Lajmi për operacionin policor është konfirmuar edhe nga kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj. Në një prononcim për Sinjalin, Kurmehaj tha se aksioni për momentin po zhvillohet vetëm në Pejë.
“Aksioni po zhvillohet vetëm në Pejë. Do të iu njoftojmë për personat e ndaluar…” – tha shkurt ai.
Bazuar në informacionet e para, personat që janë cak i Krimeve Ekonomike kanë qenë objekt hetimi nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme me patentë shofer.