Aksion i Krimeve Ekonomike në Pejë, arrestohen disa persona

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke zhvilluar një aksion në qytetin e Pejës, ku cak janë disa persona që dyshohet të jenë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, deri tani janë prangosur disa persona, të cilët kanë qenë objekt i hetimit të një rasti lidhur me dallavere me patentë shofer.

Lexo edhe:  Rrahu brutalisht qytetarin në rrugë, Gjykata merr vendim për Feron