Bedri Elezi: Kemi disa dyshime për rastin e Faton Hajrizit

Bedri Elezi, udhëheqës i një instituti që merret me çështje të sigurisë në Prishtinë, ka thënë se ka disa dyshime për rastin e Faton Hajrizit.

Elezi, në një deklarim për Klan Kosova të hënën, ka thënë se janë dy dyshime që i ka për rastin e Faton Hajrizit, të vrarë nga pjesëtarët e Policisë së Serbisë të premten e javës së kaluar.

“Neve kemi disa dyshime. E para, nëse ai është vrarë apo vetëvrarë.  E dyta, nëse ka pasur mundësi të arrihet arrestimi i tij e pastaj të vritet. Megjithatë, unë personalisht besoj fuqishëm se ai ka vdekur. Përndryshe, minimalisht do të kishim ndonjë kontakt të tij te më të dashurit e tij”, ka thënë ai.

Megjithatë, Elezi ka thënë se beson që Hajrizi është i vdekur.

“Në fakt ne duhet t’i referohemi provave të cilat janë të pakontestueshme. Njëra nga provat është fotografimi zyrtar i institucioneve shtetërore. Sigurisht se për ta bërë të besuar të gjithë këtë rast, duhet të kishim minimalisht të dhëna, fotografi, të përcjella nga instituciuonet përkatëse në Serbi te Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi”, ka thënë Elezi.

Elezi ka thënë se “kufoma e tij mund të vijë në Kosovë fund të javës së ardhshme”.

Lexo edhe:  Hajnat e maskuar grabisin klienten e ProCredit, në parkingun e bankës ia marrin 20 mijë euro