Aksident i rëndë në Podujevë, ka të vdekur

Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar dje në orën 16:18 në Podujevë, shkruan Insajderi.

Një shofer mashkull kosovar, dyshohet se nga pakujdesia, ka goditur me veturën e tij një biçikletë të drejtuar nga një mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Vetaksident në rrugën Carralevë-Duhël, lëndohet rëndë shoferi i kamionit