Shpërthimi me bombë në Ujman, Policia u kërkon qytetarëve të largohen nga liqeni
Një shpërthim me bombë ka ndodhur para pak qastesh në afërsi të Liqenit të Ujmanit, por nuk raportohet për të lënduar.
Liqeni i Ujmanit, që së fundmi po vizitohet shumë nga qytetarët, kishte edhe sot pushues.
Jepi zë mëson se Policia i ka këshilluar disa vizitorë që të largohen nga aty pas shpërthimit.
Policia ka konfirmuar se nga shpërthimi janë dëmtuar dy vetura.