Rahovec: Babai xheloz s’i lë vajzat të punojnë në sallon dasmash, e rrah gruan që e kundërshtoi

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Kështu dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ratkoc të Rahovecit, ku një person u arrestua nën dyshimet për dhunë në familje.

Sinjali mëson se i dyshuari 54-vjeçar fillimisht është kapur me vajzat e tij, të cilat nuk I ka lejuar që të nisin punën në një sallon dasmash, e më pas e ka sulmuar gruan e tij pasi kjo e fundit I doli kundër.

Rasti u denoncua në Polici dhe si rezultat është arrestuar i dyshuari, teksa është zbuluar se motivi i gjithë rastit dyshohet se lidhet me xhelozi.

Pas përfundimit të procedurave, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  Habit moderatorja e njohur: Bardhi është shembulli i burrit që dua