68-vjeçari amerikan gjendet pa shenja jete në Pogradec
Një 68-vjeçar amerikan është gjetur pa shenja jete në Pogradec.
Lajmin e kanë bërë të ditur Policia e Shtetit, ku kanë deklaruar se nuk kishte shenja dhune, dhe se vdekja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe natyrale.
“Rreth orës 21:40, në lagjen nr. 1 në Pogradec, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë shtetasi amerikan, rreth 68 vjeç. Nga gjendja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 68-vjeçarit.